zoom

Slider

Tirana trondit Laçin në Kurbin, Lulaj e Hasani përmbysin kurbinasit, paqe mes Bylisit dhe Kukësit

Tirana e nis me këmbën e djathtë vitin e ri duke mundur me përmbysje 2-1 Laçin në transfertë për llograri të javës së 16-të të Superiores.

Fillimi ishte i shkëlqyer për ekipin e drejtuar nga Gentian Mezani, që kaloi menjehrë në avantazh me sulmuesin Vasil Shkurtaj.

Në avnatazh Laçi luan më mirë dhe i afrohet edhe golit të dytë. Sërish është Shkurtaj, por këtë herë sulmuesi bën më të vështirë duke e nxjerr topin jashtë me portën boshë.

Në disavnatazh Tirana fillon të rritet gradualisht në lojën e saj dhe në fund të pjesës së parë vendosi ekulibrin me mbrojtësin Bruno Lulaj.

Edhe në pjesën e dytë bardheblutë luajnë më mirë dhe kalojnë në avantazh në minutën e 51 me Florent Hasanin, që shënoi një gol mjaft të bukur.

Përfundimisht 2-1 për Tiranën, që qëndron në vendin e dytë në kampionat me 28 pikë, +8 nga Laçi i gjashti…

Ndeshja tjetër e mesditës mes Bylisit dhe Kukësi zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” u mbyll 0-0.

Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Arbitri Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Aldo Qoshkun dhe Barbosa-n për ndërhyrje të ashpëra. /zoom.al/