Aplikacion
Rastet kur Shqipëria është tronditur nga sulmet me tritol kanë qenë të shpeshta. Ndër këto sulme janë përfshirë shpesh herë efektivët e policisë.
Ja cilat kanë qenë rastet, ku në këto sulme janë përfshirë efektivët e policisë:
Gjatë pranverës së vitit 2022, Policia e Shkodrës ka kryer disa operacione në zona të thella malore për asgjësimin e kanabis sativa. Menjëherë pas tyre, disa efektivë policie të përfshirë direkt apo indirekt u përfshinë në sulme tritoli e djegie të makinave.
Sulmi ndaj bluve mendohet të jetë për mesazh, duke pretenduar që policia të mos afrohet pranë parcelave ku kultivohet kanabis.
Në Kryeqendrën e Veriut epiqendër e sulmit kanë qenë zyrtarët e policisë, me katër raste djegiesh dhe hedhje në erë të makinave me tritol.
Një efektiv i Policisë së Shtetit në Shkodër, mori një mesazh të fortë kriminal, me tritol në derë të banesës. Në dëshminë e parë, punonjësi i patrullës së përgjithshme e lidhi sulmin me detyrën.
Një sasi lëndë plasëse ju vendos në banesë punonjësit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, Valter Serra.
“Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk kam patur ndonjë kërcënim, që të mund të kem një indicie” është shprehur ai, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Një tjetër rast është ai i ndodhur në Durrës
Një sasi lëndë plasëse i është vendosur shtetasit Lulzim Kastrati, me detyrë inspektor policie në Durrës, e cila ka shpërthyer. Burime bëjnë me dije, se makina ka qenë e parkuar para banesës së policit dhe raportohet vetëm për dëme të vogla materiale.
Lulzim Kastrati kishte vite që punonte si inspektor policie në Durrës.
Një rast tjetër në Shkodër ku shtetasit Prel Miani oficer policie i është vënë tritoli në banesë. Burime bëjnë me dije Prel Milani ishte shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër.Si pasojë e shpërthimit në banesën e tij ka patur vetëm dëme materiale.
Përveçse oficer policie, Prel Milani është edhe studiues dhe shkrimtar i njohur në Shkodër, kryesisht me studimet e tij për trevën e Dukagjinit dhe personaliteteve të kësaj zone.
Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku i është vënë tritoli makinës së prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen ‘28 nëntori’dhe në momentin e shpërthimit makina tip ‘Golf 5 Plus’ me targat AA 583 OO, ka qenë e parkuar para banesës së prokurorit. Pranë saj ka qenë edhe një makinë tjetër. Lënda plasës automjetit i është vënë në pjesën e përparme duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Prokurori Kuliçi ka në dorë shumë dosje të nxehta që kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës. Veç detyrës së prokurorit, Albert Kuliçi, ushtron prej disa vitesh dhe funksionin e zv/drejtuesit të prokurorisë së Vlorës.
Tjetë rast është ai ne Lezhë ku efektivit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Zef Kolës iu vendos sasi tritoli në derën e banesës.
Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kola kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishëm kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet