zoom

Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit, Mediu mbërrin në SPAK. Dy akuzat për ish-ministrin e Mbrojtjes

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Mediu mësohet se ka mbërritur në këto momente në ambientet e SPAK ku pritet t’i komunikohen dy akuza.

Mësohet se ai do të akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak.

Pas këtij momenti dosja do t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme.