zoom

Aktualitet

Sherr në mes të Tiranës, goditet me thikë 25-vjeçari tek rruga e Kavajës

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.