zoom

Slider

Ronaldo pritet si mbret nga tifozët, portugezi bën lapsus në konferencën e shtypit

E jashtëzakonshme atmosfera e krijuar në stadiumin e Al Nassr, “Mrsool Park”, në momentin kur Cristiano Ronaldo shkeli në fushën e gjelbër.

Fishekzjarrë, flakadanë, tymuese, brohoritje me shumë decibelë.

“Është kënaqësi të jem këtu. Që kur mbërrita në këtë vend u ndjeva i mirëpritur. Unë do të jap gjithçka për ju. E di që Liga është shumë konkurruese”.

Të gjithë do të donin të preknin Cristianon apo të bënin selfie me të. Fatin e para e pati moderatorja e eventit.

Ndërkohë gjatë prezantimit në konferencën për shtyp Ronaldo bëri një lapsus.

“Jam i lumtur dhe mezi pres të filloj këtu në Afrikën e Jugut (South Africa)”, u shpreh pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, tha CR7. /zoom.al/

 

Postime të lidhura