Aplikacion
Dokumentat zyrtare i përdorte për të kaluar kontrollet e policisë dhe lëvizte me makina zyrtare zakonisht. Sipas raportimeve kur e reja ndalohej nga policia, tregonte dokumentin zyrtar dhe kalonte.
Pas indicieve të para policia nisi hetimet dhe 28-vjeçarja ishte në monitorim dhe vëzhgim nga grupi hetimor deri ditën e djeshme ku u kap në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis. Dyshohet se nuk është hera e parë që 28-vjeçarja kryente transportin e lëndës narkotike.
Çfarë funksioni kishte 28-vjeçarja pranë AKSHI-t?
28-vjeçarja kishte një post jo pak të rëndësishëm te AKSHI. Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT.
28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si databazën e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.