zoom

Stil

Kim Kardashian shpërtheu në lot dhe “fajtor” për këtë është Kanye West!

Kim Kardashian ka përshkruar sfidat e bashkë-prindërimit me Kanye West.

Ajo ka folur për herë të parë që kur divorci i saj nga Kanye West u finalizua muajin e kaluar.

Në një intervistë të regjistruar më parë me Angie Martinez në podkastin e saj “IRL”, Kardashian ka përshkruar se si ajo bën çmos për të prindëruar katër fëmijët e saj të vegjël me West, i cili ka ndryshuar emrin në Ye.

“Bashkëprindërimi është i vështirë. Është me të vërtetë e vështirë.

Ajo u emocionua duke folur për babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili vdiq në vitin 2003.

“Kam pasur babanë më të mirë, kam pasur kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi”, tha Kardashian e përlotur.

Edhe pse ajo nuk adresoi në mënyrë specifike komentet dhe polemikat e fundit antisemitike të Ye, Kardashian i tha Martinezit se ajo i mbron fëmijët e tyre sa më mirë që të jetë e mundur nga mbulimi mediatik. Ajo tha se është e bindur se fëmijët e tyre nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen e fundit të babait të tyre, sepse ajo kufizon aksesin e tyre në televizion, media sociale dhe flet me mësuesit e tyre.

“Nëse ata nuk i dinë gjërat që thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse do t’ua sjell ndonjëherë atë energji? Kjo është me të vërtetë e rëndë për të rriturit – me të cilat ata nuk janë gati të merren”, ka thënë Kim.

“Një ditë, fëmijët e mi do të më falënderojnë që nuk e godita babanë e tyre kur munda. Ata do të më falënderojnë dhe unë do t’i përgjigjem privatisht çdo gjëje që duan të dinë”, ka përfunduar ajo.