zoom

Bota

Përdhunoi të renë që e ftoi në shtëpi, i riu shqiptar në Angli dënohet me 7 vite burg (Emri)

Shqiptari, Klodjan Samurri, 29 vjeç është dënuar me shtatë vite burg nën akuzën se dhunoi seksualisht një grua në Britani të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në 26 qershor të vitit 2021 kur Samurri i cili punonte si korrier i mallrave me furgon, u takua me viktimën dhe shkuan në shtëpinë e shoqes së kësaj të fundit. Viktima tha në gjykatë se ishte shtrirë në krevat dhe ishte zgjuar “teksa Samurri po kryente veprime seksuale me të”.