zoom

Aktualitet

Moti i keq/ Lumi Ishëm del nga shtrati, dhjetra hektarë tokë të përmbytura në Fushë-Krujë

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë kanë shkaktuar dëme.

Në Fushë-Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur dhjetra hektarë tokë, sipas raportimeve.

Situata paraqitet e rëndë në fshatrat Mallkuç, Murqinë dhe Bilaj.

Reshje të dendura shiu kanë rënë edhe në qytetet në jug të vendit, por deri tani nuk ka raportime për dëme.