zoom

Aktualitet

U qëllua me grusht, ja si është gjendja e liderit demokrat Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike është goditur me grusht gjatë marshimit nga Gerti Shehu, i cili në këto momente është në spital pas kundërvënies që protestuesit i bën.

Mirëpo lideri demokrat edhe pas incidentit të ndodhur vendosi që ta vazhdojë protestën, ai u ngjit në podium për fjalën hapëse të protestës dhe më pas sërish në një fjalim tjetër.

Në fotot më poshtë shihet qartësisht gjendja e rënduar e kreut të PD-së, i cili tashmë ndodhet në selinë e PD-së.