zoom

Politikë

Sulmi ndaj Prestige Resort/Berisha: Akt barbar, të reagojnë SHBA dhe BE

Akt barbar e ka konsideruar Sali Berisha aksionin e IMT për shembjen e “Prestige Resort”.

Gjatë një konference për mediat ai ftoi ambasadën e SHBA dhe atë të BE-së të reagojnë dhe të ndalojnë atë që po ndodh në këtë resort.

“Skandali këtu nuk i lë kohë skandalit tjetër, jeni dëshmitarë të një barbarie të një akti të pashembullt kundër një medie, të shkatërrimit të një resori turistik,  i cili me gjithë dokumentacionin figuron me leje, bëhet nga një armik i egër i fjalës së lirë, një bastard, pinjoll i xhelatit, që firmoi varjen në litar të Havzi Nelës, bëhet kjo në prag të një samiti i cili duhet të rrezatojë vlera evropiane, bëhet në ditën e vizitës së presidentit të gjerman, urrejtja e këtij njeriu nuk kufizohet me asgjë.

Sulmi ndaj Prestige Resort bëhet nga një armik i medias së lirë. Bëhet në prag të një samiti, i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera evropiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit gjerman.

Urrejtja e këtij njeriu, nuk kufizohet me asgjë. Ky udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut.

Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgërryer dhe kanë festuar dhjetëra e dhjetëra herë. Edi Rama me gjithë suitën e tij.

Por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara nga një autokrat, nga një Lukashenko i vërtetë. Edhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë.

Thirrja ime për të gjithë liderët e BE, për KE, për Kongresin e SHBA dhe qeverinë e SHBA, të ndalin çfarë po ndodh në Shqipëri”, tha Berisha.