Aplikacion
Gjermani është eleminuar për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
“Pancerat” kanë dështuar sërish, teksa fitorja e papritur e Japonisë i lë jashtë Botërorit.
Japonezët i çuditën të gjithë duke përmbysur Spanjën, pavarësisht se mbajtën në jo më shumë se 20% të kohës topin në zotërimin e tyre.
Morata shënoi i pari që në minutën e 11, por në pjesën e dytë Kombëtarja aziatike hyri me tjetër marsh.
Doan në të 48-n dhe Tanaka vetëm tre minuta më vonë vulosën fatin e këtij takimi.
Një rezultat që vuri në rrezik edhe kualifikimin e vetë Spanjës.
Kosta Rika tentoi surprizën në krahun tjetër, teksa në minutën e 70 Vargas i dërgon shifrat në 2-1.
Një rezultat që përkthehej në lënien jashtë të Spanjës dhe Gjermanisë.
“Pancerat“ reagojnë menjëherë, teksa Havertz dërgon dy herë topin në rrjetë (73’, 85’) dhe Fullkrug i çon shifrat në 2-4 në minutën e 89 të takimit.
Por fatkeqësisht skuadrës së Flick-ut i duheshin edhe 5 gola të tjerë për të thyer golavarazhin e Spanjës dhe për të marrë vendin e dytë në grup.
Mori thikën nga tavolina ku po hanin bukë dhe e goditi/ Si ndodhi vrasja tek “Kodra e Priftit”