zoom

Aktualitet

Veliaj forcon flotën e bllokuesve të makinave, blen dhe 100 copë të reja

Në vitet e fundit Tirana është shndërruar në një ndër qytetet me më pak vende parkimi falas, duke e kthyer policinë bashkiake dhe policinë rrugore ndëshkuese të qytetarëve. Por tashmë shqetësim nuk duhet të jenë vetëm policët e bashkisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të përforcojë flotën e masave, duke blerë 100 copë bllokues të rinj me një vlerë prej një milionë e 533 mijë lekësh.

Në Bashkinë e Tiranës për të gjetur një vend parkimi është tejet e vështirë. Ky fakt bën që shpesh drejtuesit e mjeteve të përballen me gjobat, që u vendosen në xhamat e mjetit apo dhe kur janë në të duke ua dhënë në dorë.
Por tashmë shqetësim nuk duhet të jenë vetëm policët e bashkisë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka vendosur të përforcojë flotën e masave, duke blerë 100 copë bllokues të rinj me një vlerë prej një milionë e 533 mijë lekësh.
Kompania që do të fitojë prokurimin do të duhet ti sigurojë brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Duket se pas kësaj në kryeqytet do të shtohen edhe më shumë gjobat për parkim të gabuar apo në zonat që bashkia ka vendosur tabelën për të mos ndaluar, apo të dedikuar edhe për rezidentët.

Gjobat në rastet e vendosjes së bllokuesve shkojnë deri në 3 mijë lekë, ndërsa automjeti lihet i lirë vetëm pasi është paguar detyrimi.
Në vitet e fundit Tirana është shndërruar në një ndër qytetet me më pak vende parkimi falas, duke e kthyer policinë bashkiake dhe policinë rrugore ndëshkuese të qytetarëve.

Masat e ndëshkimit me gjobë për parkime të gabuara nisnin nga 1000 deri në 3000 lekë, por së fundi qytetarët ankohen se policia u vendos vetëm gjoba 2000 dhe 3000 lekë./Oranews