zoom

Slider

E bujshme, Manchester United ndërpret kontratën me Cristiano Ronaldon, vjen divorci i pritur…

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United prishin martesën për herë të dytë, por këtë herë me polemika dhe akuza.

Klubi anglez e zyrtarizoi divorcin pas deklaratave të ashpra të portugezit në një intervistë për The Sun.

“Cristiano Ronaldo largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm pas një marrëveshjeje konsensuale”, thuhet në deklaratën e “Djajve të Kuq”.

Klubi e falenderojë CR7 për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy përvojat në “Old Trafford”, në të cilat ai shënoi 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën për të ardhmen.

“Të gjithë në United mbeten të përqendruar në përparimin e ekipit nën udhëheqjen e Erik ten Hag dhe punojnë së bashku për të arritur rezultate në fushë”, vazhdoi deklarata e United.

“Pas disa bisedimeve me Manchester United ne kemi vendosur të ndërpresim kontratën me pëlqim reciprok. Unë e dua Machester United dhe tifozët e tij, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndjej se ka ardhur koha për të filluar një sfidë të re. I uroj United më të mirën”, ishin fjalët e Ronaldos.