Aplikacion
Për 5 personat e lartëpërmendur SPAK ka kërkuar arrest me burg. Tre ditë më parë Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 masa sigurie, dhjetë prej të cilave arrest me burg, dhe një tjetër arrest shtëpie. Shumica e personave të vënën nën akuza janë administratorë dhe përfaqësues të kompanive koncesionare. Sipas SPAK këta persona kanë përfituar para për punë fikive të pakryera deri në 4 milion euro. Mes të arrestuarve është edhe zv presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe zv presidenti i Shoqatës së Ndertuesve, Arben Dervishaj, i cili ka pasur rolin e mbikqyrësit të punimeve për inceneratorin e Fierit.
Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë shtetasit Arber Denizi; Juri Ymeraj;Silvester Driza; Luran Dusha; italiani Giuseppe Ciaffaglione, dhe Arjola Kodra, kjo e fundit nën masën e arrestit shtëpiak, por nuk është kapur nga policia. Sipas Spak Arben Dervishaj, pasi në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve ka miratuar punimet fiktive, shërbimet që nuk janë kryer dhe pajisjet që nuk janë realizuar.
Hetimi i SPAK ka zbuluar se zyrtari i federatës shqiptare të futbollit ka përfituar para në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto edhe për udhëtime, akomodime dhe për të parë ndeshje në Itali. 8 kompani të tjera për përfaqësuesit e të cilëve SPAK ka marrë miratimin e gjykatës për ti dërguar në burg, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të vënë në jetë një skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar. Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë. Në reagimin për operacionin lidhur me arrestimet e reja për inceneratorin e Fierit, SPAK kujton edhe implikimin e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretarit të përgjithshëm Alqi Bllako për të cilët është në fuqi masa e arrestit me burg pasi ata kanë përfituar rryshfet 1.2 mln euro dhe 14 milion në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k..
U arratis pasi përplasi për vdekje 40-vjeçarin/ Momenti kur policia prangos shoferin (EMRI+VIDEO)