Aplikacion
Begaj tha sot nga Kukësi se nuk është dakord me deklaratat e bëra nga ministrja britanike për shqiptarët.
“Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga ministrja e Brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në bote, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i beje në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverisë angleze në ketë rajon”, deklaroi Begaj.