zoom

Sport

Rrëfehet Mario Beshiraj, golashënuesi që Tirana e largoi: Klubi nuk më besoi, te Korabi për elitën

Korabi mori një pikë me vlera të mëdha për klasifikimin në Peshkopi, duke barazuar barazuar 2-2 me Dinamon.

Sulmuesi Mario Beshiraj shënoi golin që i dha një pikë me vlera dibranëve, të cilët e shijuan si fitore, pasi po luanin me 10 lojtarë që nga minuta e 65’.

Në një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Beshiraj tregoi ëndrrat e tij.

GOLI – “Kjo ndeshje ishte e vështirë pasi po luanim me një kundërshtar të fortë si Dinamo. Nuk shkoi ashtu si e prisnim pasi ngelëm me 10 lojtarë. Për këtë arsye ai goli në fund u shijua shumë. Dukej si një fitore për ne duke parë si shkuan gjërat”.

OBJEKTIVAT – “Jemi kockë e fortë në Kategorinë e Parë dhe duam që të ngjitemi në elitë. Ju vini rrallë dhe mund t’ju duket e çuditshme, por ne nuk na mungojnë tifozët. Te Korabi kam gjetur besimin dhe minutat”.

ËNDRRA NË SIRTAR – “Uroj që të ndjek rrugën e Gurit dhe Skukës në një të ardhme, ata dolën prej këtej dhe më pas shkuan edhe te Kombëtarja. Dua që vitin tjetër të luaj në Superiore me Korabin. Uroj që një ditë të jem pjesë e Serisë A, kurrë mos thuaj kurrë”.

PËRGATITJA INDIVIDUALE – “Unë stërvitem 5 orë në ditë, 2 orë e gjysmë me Korabinë dhe më pas bëj stërvitje individuale. Tirana nuk më besoi”, u shpreh Beshiraj. /zoom.al/