Aplikacion
Me këtë fitore Atalanta u ngjit në kuotën e 72 pikëve në kampionat. Realizoi për të dytën javë radhazi Mërgim Vojvoda për Torinon dhe sërish pas një asisti të Ansaldit por këtë herë goli i anësorit të përfaqësueses së Kosovës nuk i mjaftoi Torinos për të marrë tre pikët pasi u ndal në një barazim 1-1 nga Verona me Dimarcon që shënoi golin e barazimit vetëm 2 minuta pas finalizimit të Vojvodës. Preku pothuajse mbijetesën Cagliari që triumfoi 1-3 në përballjen direkte ndaj Beneventos duke krijuar një distancë sigurie prej 4 pikësh nga skuadra jugore. Golat Lykogiannis, Pavolettit dhe Joao Pedros në fund bënë të pavlefshëm edhe finalizimin e Lapadulas për skuadrën e Pippo Inzaghit. Mori një fitore me peshë në garën për vendin e 7-të edhe Sassuolo që triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Genoas me gola të Raspadorit dhe Berardit.