zoom

Politikë

Ursula von der Leyen bie në “dashuri” me Durrësin: S’kam qenë në bregdetin tuaj, dua të shkoj

Pas konferencës së përbashkët, Rama ka publikuar pamjet nga inspektimi i punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se nga hekurudha që ka qenë do të shtohen dhe 5 kilometra të tjera që do të çojnë në Durrës.

“Projekti është i integruar. Do të lidhë Tiranën dhe Durrës. Ne do bëjmë 5 kilomtera të reja për në Rinas. “ tha Balluku.

Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor.

Balluku: Po e vërtetë. Në Durrës kemi projekte të shumta përfshirë edhe si një vend turistik. Kështu që po punojmë me një studio arkitekturore për industrinë e qyteti. Hekurudha do të jetë e rëndësishme. Pas viteve 90’ , si shprehej e lirisë, hekurudha u harruar.

Ursula von der Leyen: Ja ku jemi para projektit.

Rama: Këtu është Durrësi, rruga e re për në Rinas dhe më pas rruga që vjen në Tiranë.

Balluku: Do të jetë 39 kilometra. Do të kemi 10 stacione të reja. Vlera është 70 milion euro, 50% grant dhe pjesa tjetër kredi e butë. Deri tani kemi 30% të volumit të punës. Shpejtësia do të jetë 120 km/h. Besojmë se do ta mbyllim në vitin 2024.

Ursula von der Leyen: Pastaj uluni në tren dhe shkoni për në Durrës.

Ursula von der Leyen: Fantastike. Nuk kamë qenë kurrë në bregdetin tuaj. Dhe nuk kam mundur kurrë për shkak të agjendës. Nëse nuk ndodh, edhe kur të inagurojmë hekurudhën e re. Do e bëjmë me patjetër.