zoom

Aktualitet

Zbythja e Ramës nga ligji për mediat online, reagon OSBE

Pasi kryeministri Edi Rama tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjin për median, ditën e sotme përmes një reagimi në Twitter OSBE shprehet e kënaqur me këtë vendim, duke treguar kështu që liria e medias është thelbësore.

Reagimi i OSBE:

Jemi të kënaqur që qeveria shqptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë #lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e #OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.