Aplikacion
Cristiano Ronaldo u pa tek largohej në dhomat e zhveshjes pas minutës së 88-të, i zhgënjyer që nuk u aktivizua në këtë takim nga Erik ten Hag.
“Nuk kam asnjë problem me Ronaldon. E pashë kur u largua, por me të do të sqarohem pas ndeshjes. Tani duhet të festojmë dhe të shijojmë këtë fitore shuëm të rëndëisshme. të shtunën luajmë me chelsea dhe duhet të rikuperohemi”, tha ten Hag.
Sipas tij, është e rëndësishëm që në skuadër të bëhën ndërrime të shpeshta për ti dhënë lojtarëve të tjerë mundësinë për të treguar veten, gjë që ndikon në minutazhin e pakët që po merr aktualisht 5 herë fituesi i Topit të Artë.
Në mbrojtje të 37 vjecarit ka dalë Patric Evra, ish-mbrojtësi i Manchester United. “Ten Hag nuk po e respekton Ronaldon, përndryshe do luante me të në çdo ndeshje”, komentoi Evra.
Lidhur me këtë situatë foli edhe Thierry Henry, ish-legjenda e Arsenal-it. “Nuk është e lehtë. Ten Hag është shefi dhe ai është aty për ekipin, jo Cristiano Ronaldo. Cristiano është pjesë e ekipit dhe ai duhet ta gjejë zgjidhjen”, u shpreh Henry. /zoom.al/