zoom

Politikë

Takimi me Palokën? Bardhi: Ishte konstruktiv, njëanshmëria minon bashkëpunimin

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka folur sot për takimin me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka sa i takon një bashkëpunimi për zgjedhjet vendore.

Ai e cilësoi si një takim konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi.Ai shtoi më tej se njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces madje e minon.

Bardhi: Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë bashkëpunimi. Asnjë prej të dyve nuk ka pasur qëndrim për asnjë çështje të caktuar. Kemi shkëmbyer thjeshtë mendime. Njëanëshmëria nuk e ndihmon procesin. Çdo rrugë që synon imponimin nuk do të ishte zgjidhje për hallin e përbashkët sesi do mundim Ramën në zgjedhjet e primareve. E kam thënë edhe herën e parë, nuk kam ndërmend që të bëj diskutime para kamerave, sot kam shkëmbyer disa mendime. Kemi diskutuar disa rrugë. Kur flas për njëanëshmëri flas për qëndrime të ngurta.

Atëherë bashkëpunimi minohet. Për çfarë qëndrojnë të ngurtë? Ajo që unë po them është shumë e qartë për anëtarët e PD dhe të gjithë ata që duhet të sjellin ndryshimin. Duhet një moment ndryshimi për të gjetur një kandidatat të përbashkët fitues. U takuam në kafe sepse takimin e kishim informal. Më vjen shumë keq se për ju ishte e lodhshme, por ishte takim informal për dy kolegëve.