zoom

Bota

Tronditet Turqia/ Shpërthim në një minierë, të paktën 2 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mbrëmje në Turqinë.

Mediat vendase bëjnë me dije se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një minierë në veri të Turqisë, ku të paktën dy punëtarë kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 20 të tjerë u plagosën.

Sakaq dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën tokë.

Deri më tani, 14 punëtorë janë shpëtuar pas incidentit, ndërsa në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 87 punëtorë.