zoom

Bota

“Vajza ime u mbyt gjatë pushimeve në Shqipëri”/ Babai: Do të shkoj atje për të gjetur drejtësi

Një baba i dëshpëruar po planifikon që të fluturojë drejt Shqipërisë për të “gjetur drejtësi” për vajzë e tij, e cila u mbyt tragjikisht në një aksident zhytjeje.

Rebecca Gannon, 29 vjeçe, nga Stone në Staffordshire, vdiq në shtator të këtij viti pasi u vu në vështirësi në një udhëtim zhytjeje me të dashurin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, një vendpushim në bregdetin jugor.

Babai i saj, George, është shprehur se vdekja e saj ka e “shkatërruar absolutisht” familjen, raporton “Stoke on Trent Live”.

Rebecca – e njohur si Beccie – me sa duket kishte vënë re se diçka nuk ishte në rregull me pajisjet e saj të zhytjes dhe kërkoi që ajo të ndërrohej përpara se të zhytej.

61-vjeçari ka thënë se ai e kupton që vajzën e tij e ka kapur paniku dhe ka kërkuar ndihmë, pas vetëm pesë minutash nën sipërfaqe.

“The Sun” shkruan se shkaku i vdekjes së 29-vjeçares është konsideruar si “mbytje” – por familja e saj e shkatërruar tani po kërkon përgjigje për vdekjen e saj.

George i tha “Stoke on Trent Live”: “Do të shkoj direkt në Shqipëri dhe do të qëndroj atje derisa të zbuloj se si u vra”.

“Ne nuk kemi asnjë drejtësi dhe nuk do të kthehem derisa të jem në gjendje t’i them gruas dhe fëmijëve të mi se kam gjetur drejtësi. Nuk do të largohem derisa të marr përgjigjet”, ka shtuar 61-vjeçari.
Ai ka shtuar se kur të arrijë në Shqipëri, do të mbledhë sa më shumë informacion që të mundet për vdekjen e së bijës. George është i përgatitur t’i çojë çështjet në gjykatë.

Gjithashtu familja ka krijuar një faqe “JustGiving” për të “mbledhur para për të zbuluar të vërtetën pas vdekjes së saj”.

“Unë do të qëndroj atje për aq kohë sa të jetë e mundur për të zbuluar të vërtetën”, tha George, duke shtuar: “Po flasim për një 29-vjeçare që kishte gjithë botën përpara. Për shkak të marrëzisë ose mungesës së përvojës së dikujt, ajo tani ka vdekur”.
Lidhur me vdekjes e së resë ka folur edhe vëllai i saj, Joey, i cili ka thënë:

“Ne kurrë nuk do të flemë qetë derisa të zbulojmë të vërtetën”.

Ndërkohë i dashuri prej katër vitesh i 29-vjeçares, Robert Kerans, tha se ishin tre instruktorë për 12 zhytësit në udhëtimin e zhytjes. Ai pretendon se një nga instruktoret nuk dukej se ‘i kushtoi shumë vëmendje’ kontrolleve para zhytjes dhe shtoi se kishte pasur një problem me pajisjet e Rebecca-s.

“Ajo kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. Unë e di që kishte një problem me rregullatorin e Rebecca-s, por Gerta tha se ishte zgjidhur”, tha Kerans për “MailOnline”.