zoom

Sport

Basket, kampionët e Teutës e nisin me fitore kampionatin, Besëlidhja befason Tiranën

Teuta e nis me këmbën e djathtë Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për meshkuj duke mposhtur Kamzën me rezultatin 85-42.

Në pallatin e sportit “Ramzan Njala”, skuadra durrsake nuk e pati të vështirë të tregontë forcën përballë kundërshtarit në të gjitha periodat.

Perioda e parë përfundoi 31-11 për kampionët në fuqi të Shqipërisë, 18-7 e dyta, 22-21 e treta dhe e katërta u mbyll 14-3. Eldi Hysa ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 21 pikë, 2 rebaund dhe 1 asist.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KS Teuta (@k.s.teuta)

Në takimet e tjera, Besëlidhja mundi Tiranën me rezultatin e përgjithshëm 97-82. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra lezhiane arriti të triumfontë përballë bardhebluve në një takim të lufutar në çdo periodë.

Fiton edhe Apolonia, që befasoi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, Vllazninë duke e mundur me shifrat 81-71. /zoom.al/