zoom

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm Lleshaj deklaratë “bombë”: Irani ka tentuar të sulmojë edhe fizikisht

I ftuar ditën e sotme në “ Zona Zero” ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj.

Në studio së bashku me gazetarin Thimi Samarxhiu, Lleshaj ka folur për sulmet kibernetike dhe kërcënimin që ka vendi jonë nga hakerat e huaj.

Në fjalën e tij ndër të tjera Lleshaj ka treguar se Irani ka tentuar ta sulmoj edhe fizikisht Shqipërinë por pasi ka parë se nuk e ka arritur dot këtë, ka kryer sulmin kibernetik.

“Ata e kanë bërë tentatiën edhe në rrugë fizike. Po kjo pamundësi i ka bërë që ta bëjnë sulmin në rrugë kibernetike.”- tha Lleshaj në studio.

Gjithashtu ish-ministri ka treguar se edhe nëse mbildhet Këshilli i Sigurisë nuk mund të merret ndonjë vendim, teksa sipas tij duhet që të investohet shumë në teknologji dhe të zhvillohen kapacitetet mbrojtëse.