zoom

Sport

Mazrekaj zbulon përse nuk i gjuan më penalltinë dhe çfarë po ndodh te Laçi: Pika me Tiranën jetike

Mentor Mazrekaj i dha një pikë me vlera Laçit duke shënuar golin e barazimit në minutat e fundit ndaj Tiranës. Kapiteni shënoi një dygolësh, duke ndihmuar ekipin të merrte një pikë.

BARAZIMI NË TIRANË – “Mendoj se në këto momente të vështira, edhe një pikë ndaj Tiranës kampione është shumë e mirë. Kam humbur 2-3 penallti dhe kam vendosur mos t’i gjuajë më. Në Shqipëri po të kesh ecuri të keqe fillojnë direkt kritikat, por nuk kishim as fat. Shpresoj që pas kësaj gjëje të ndryshojnë gjërat”.

TRAJNERI VUKIÇEVIÇ – “Ne do e ndjekim çdo trajner, këdo që do të na vendosi klubi. Ne nuk ka pse të mos na pëlqejë trajneri”.

GOLI NGA GODITJA E LIRË – “Të them që është tentativë drejt portës nga 40 metra distancë, atëherë gënjej. Por unë e hedh topin gjithmonë drejt portës”.

FILLIMI I VËSHTIRË – “Kemi 7 ndeshje që nuk luajmë me të njëjtit mesfushorë. Çdo ndeshje rotacion nuk është gjë e mirë. Është viti 3 që jam te Laçi. Me 2 pikë me 3 pikë, me Kupat e Europës. Deri sa ta kuptojnë lojtarët e rinj mentalitetin. Mendoj se do të shihni një Laç tjetër”. /zoom.al/