Aplikacion
Sipas raportimeve, rreth 48 mijë shpendë janë ekzekutuar gjatë kësaj javë në vendet e Bashkimit Europian, por dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Britani, raste të gripit të shpendëve, shumë patogjene (HPAI) u zbuluan te shpendët dhe zogjtë në vendet e mbyllura, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milion zogjve. Kjo vlerë është një tjetër rekord, krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 26 rastesh gjatë viteve 2020-2021.
Nga ana tjetër, në ishullin britanik ka pasur gjithashtu 1,727 raste të gripit të shpendëve në popullatën e shpendëve të egër, në 406 vende ku përfshihen 59 lloje shpendësh.
Në vitet e mëparshme, virusi është zhdukur kryesisht gjatë muajve të verës, por ky shpërthim ka vazhduar gjatë gjithë vitit, duke u dëshmuar se përhapet më lehtë në popullatat e shpendëve.