Aplikacion
Tirana arriti që të marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm përballë të kuqve, ku fituan me rezultatin e pastër 2-0 fal dopietës së Redon Xhixhës. Fitorja e Tiranës mori një tjetër vlerë pasi u arrit me 10- lojtarë në fushën e lojës, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Bruno Lulajt në minutën e 38-të.
Goli i avantazhit për badheblutë erdhi fal një gafe të rëndë që bëri portieri i skuadrës së Partizanit Bekim Rexhpi.
Një dalje e gabuar e tij në minutën e 45-të të pjesës së parë u shfrytëzua mjaft mirë nga sulmuesi Xhixha, i cili e dërgoi topin në fund të rrjetës.
Në studion e “Ora Sport”, gazetari Fatjon Baze, kritikoi performancën e portierit Rexhipi, i cili sipas tij gjatë këtij sezoni ka shfaqur pasiguri dhe ka kryer gafa në shumë takime.
“Mendimi im është që deri në këto momente pika më e dobet e skuadrës së Partizanit, megjithë respektin për porterin Rexhepi, është porta.
Kjo nuk është hera e parë që ai bën të tilla gafa, pasi edhe me Egnatian bëri sërish një gjë të tillë.
Edhe në takimet e tjera në daljet që ai kryen nuk është një porter që ofron shumë siguri. Për momentin Partizani Alban Hoxhën ka portierin tjetër, Teqjan që beri paraqitje mjaft të mirë e dërgoi në huazim tek Bylisi.
Mendoj që porta është reparti që Partizani po çalon dhe ka problemin më të madh”, u shpreh në emisionin “Ora Sport” gazetari Fatjon Baze.