zoom

Slider

Vjen derb i kryeqytetit Partizani-Tirana, njihuni me statistikat dhe fakte interesante

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana kthehet këtë të diel në mbrëmje me emocione dhe spektakël.

Duke filluar nga ora 19:00 në “Air Albania”, do të luhet takimi i shumë pritur, ndeshja që ndez kryeqytetin.

Në historinë mes tyre Partizani dhe Tirana janë përballur 166 herë që nga viti 1947, në të gjitha kompeticionet.

“Demat e Kuq” kryesojnë bindshëm me 68 fitore, ndërsa Tirana me 46. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Edhe Golavarazhi  flet për Partizanin, me 225 gola, përkundrejt 181 të bardhebluve.

Interesante është se në këtë sfidë do të ketë disa ish, duke nisur nga Engjëll Hoti, i cili pasi doli kampion me Tiranën, vendosi të kaloj te Partizani.

Edhe Sherif Kallaku ka ndryshuar kamp, por fantazist, i cili iu bashkua bardhebluve për të zëvendësuar Hotin, nuk kishte të njëjtën pesh te Partizani si Hoti te Tirana.

Gjithashtu edhe Ardit Hila, ka qenë pjesë e të kuqve në 2019, sot përfaqëson bardheblutë, pa harruar këtu edhe drejtorin Osmani dhe trajnerin e Shehi, që kanë luajtur me të kuqtë.

Ndeshja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947 dhe fituan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në derbi, ndërsa tirana mori hak më 22 shtator 1985, duke fituar 7-3. /zoom.al/