zoom

Aktualitet

E RËNDË NË GREQI/ Foshnja shqiptare në intubim, babai arrestohet nën dyshimin për dhunë

Një foshnjë vetëm katër muajshe me origjinë shqiptare ndodhet e shtruar dhe e intubuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, në Greqi.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës kur prindërit e transportuan për në spitalin e Kyparissias nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë pasi fëmija kishte konvulsione.

Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se foshnja duhej të dërgohej në spitalin e Kallamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës.

Kur foshnja mbërriti në Kallamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u konsiderua i nevojshëm intubimi dhe transferimi në spitalin e Athinës.

Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve (dyshohet se është tundur vazhdimisht) dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.

Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në gjyq. Ndërkohë, 20-vjeçari dyshohet se është përdorues i lëndës narkotike, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesë, iu gjet një sasi e vogël kanabisi dhe një armë zjarri.