Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Violeta Muçi.
Shkak për zjarrin në banesë dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa familjarët besojnë se e moshuara mund të ketë harruar sobën ndezur.
Vajza e viktimës, ka treguar se 80-vjeçarja ndodhej vetëm në banesë, ndërsa janë lajmëruar nga fqinjët për ngjarjen.
“Kur erdha, po e kërkoja se mos kishte dalë jashtë, por më thanë se ndodhet brenda dhe ka ndërruar jetë”, tha ajo mes lotësh.
Ndërkohë tashmë familja me katër anëtarë bën apel për ndihmë, pasi përpos humbjes së njeriut të tyre të dashur, ata kanë mbetur në qiell të hapur.