Aplikacion
Lista e spanjollëve edhe kësaj radhe ishte shumë e komentuar, pasi Enrique ka lënë jashtë disa emra të mëdhenj.
“Çdo herë që futbollistët që nuk janë në listë tërheqin vëmendjen. Nuk e kam problem të flas për Ramos dhe Aspas, por zgjedh 25 lojtarët që mendoj se janë më të përshtatshmit për këto dy ndeshje. Jam i hapur për mendimet e të tjerëve. Ne jemi duke analizuar vazhdimisht situatën”, tha Enrique.
“Është e mrekullueshme të shohësh Sergio Ramos të kthehet në fushë pas një sezoni pa luajtur për shkak të lëndimeve. Tani po e shohim të luajë çdo tre ditë. Mund të them çfarë të dua këtu, por besoj se kam thirrur më të mirin në pozicionin e Ramos në kombëtare. Dera e kombëtares nuk është e mbyllur për askënd”, shtoi Enrique. /zoom.al/
Mori thikën nga tavolina ku po hanin bukë dhe e goditi/ Si ndodhi vrasja tek “Kodra e Priftit”