Aplikacion
Arlind Ajeti rikthehet me Kombëtaren pas disa muajsh, teksa mbrojtësi kuqezi vlerëson ftesën nga stafi kuqezi dhe shprehet se ai do të jetë gati të luajë nëse trajneri e vendos në formacion.
Izraeli dhe Islanda, si po i përgatisni këto ndeshje? – Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi filluar të përgatitemi, por kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë.
Ndyshimi i ekipit – Janë disa lojtarë të rinj, por për mua nuk ka rëndësi. Është gjithmonë kënaqësi e madhe që jam pjesë e ekipit dhe të luaj me Kombëtaren dhe sa herë jam i ftuar, jam gjithmonë i kënaqur.
A e kam pritur një ftesë nga Kombëtarja? – Kam luajtur katër ndeshje sepse sapo ka filluar kampionati dhe të gjitha ndeshjet kam luajtur. E kam pritur një ftesë? Nuk mund ta them. Objektivi është gjithmonë të jem në Kombëtare, por në fund e vendos trajneri. Unë jam gjithmonë gati për ftesën e Kombëtares.
Mungesat në mbrojtje mund të ndikojnë në këto ndeshje? – Janë lojtarë me shumë kualitet dhe shumë të rëndësishëm në Kombëtare. Unë do të jap maksimumin nëse më jep mundësinë trajneri të luaj. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.
Krahasimi me ekipin e 2016? – Sa herë të jem këtu, mundohem të jap maksimumin. Si në 2016 si tani. Kualiteti është shumë i lartë, shumë lojtarë me cilësi të lartë, nëpër skuadra të mëdha. Shpresoj që të arrijmë të njëjtin sukses. Futbolli ka shumë lidhje edhe me fatin. Në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe për momentin kemi disa lojtarë të lënduar dhe shpresoj që me këtë ekip që kemi do të bëjmë më të mirën.
Izraeli? – Është një kundërshtar i fortë. E kemi parë edhe në ndeshjen e parë. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen me Izraelin dhe mundësisht edhe të marrim tre pikë. /zoom.al/