Aplikacion
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka dhënë një intervistë për emisioni “Ora Sport” në “RTV ORA”, ku tregoi se si ndihet në kryeqytetin shqiptar.
Behiratçes i ka lënë mbresa tifozeria bardheblu, ndërsa ajo çfarë i pëlqn më tepër në Shqipëri është fakti se sipas tij shqiptar bëjnë gjithçka me zemër.
“Ndihem mirë, pasi ishte një fitore e rëndësishme. Jemi gati për ndeshjen tjetër me Partizanin. A do e fitojmë sërish titullin kampion? Për momentin nuk e di. Për momentin thjesht po luamë për të fituar, por do të shikojmë më pas. Ndihem mirë në Shqipëri. Më pëlqejnë gjithashtu edhe tifozët. Është tifozëri e nxehtë, më pëlqen shumë. Në këtë qytet më pëlqen zemra e njerëzve, sepse çdo gjë që bëjnë e bëjnë me zemër. Nuk kam luajtur ndonjëherë për Kombëtaren, por do të më pëlqente të luaja një ditë. Lojtari im i preferuar është Tiago Silva”, tha Behiratche. /zoom.al/
Analiza e BIRN: Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një “mekanizëm korruptiv” për jetë luksi