zoom

Të gjitha

“Kurrë s’më ke dasht…”/ Kujt i drejtohet Stresi me këto vargje

Stresi dhe Keisi kanë pranuar publikisht që nuk janë më bashkë. Mirëpo, postimet e tyre vëzhgohen gjithmonë nga mediat për të mos iu shpëtuar asnjë sinjal që mund të përkthehet si tregues aktual i raportit të tyre.

Së fundmi Stresi ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës “Thirr”. Ai ka shkëputur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/  Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur i miraton fjalët.

“Perlë”, ka shkruar reperi krah videos. Ndjekësit e reperit e kanë cilësuar këtë postim si një dedikim drejtuar Kejsit.