zoom

Aktualitet

Protesta/ Pankartat e qytetarëve me skemën e vjedhjes së taksave

Shumë qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në ambientet e Inceneratorit të Tiranës për të protestuar në lidhje me skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë.

Ata mbajnë në duar pankarta ku denoncojmë skemën e vjedhjes ndërsa kanë printuar edhe kontratat koncesionare që mbajnë firmën e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Protesta e ditës së sotme është thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndërsa kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe disa deputetë të Partisë Demokratike.