Aplikacion
Më 15 korrik hakerat sulmuan sistemin e shërbimeve qeveritare, duke i nxjerrë ato për më shumë se dy javë jashtë shërbimit.
Herën e dytë, atë të para disa ditëve, hakerat sulmuan sistemin TIMS duke nxjerrë jashtë shërbimit të gjithë sistemin e kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në vendin tonë.
Jo vetëm kaq, por hakerat publikuan edhe pamje të sistemit të videoregjistrimit të sigurisë në aeroport, duke treguar se mund të godasin ku të duan dhe në çfarë kohe të duan.
Qeveria ndërsa akuzoi Iranin se ka sponsorizuar këto sulme kibernetike, u përpoq të qetësojë qytetarët se të dhënat e tyre ishin të sigurta dhe nuk ishin prekur.
Por hakerat e grupit “Homeland Justice” që kanë marrë përsipër sulmin, bënë të ditur sot se kanë nxjerrë në shitje databazën e plotë të e-Albania dhe sistemit TIMS, të vjedhura pas dy sulmeve kibernetike ndaj serverave të shtetit shqiptar.
Në rrjetin social Telegram, ata thonë se të dyja databazat janë në shitje për 0.025 Bitcoin secila, apo rreth 557 dollarë amerikanë.
Por më shumë se vlera e këtyre të dhënave, kjo në fakt është vlera e shtetit shqiptar, i cili edhe një herë tregoi se është shumë i dobët dhe se i kanë rënë brekët te këmbët.
Pra, kushdo, me afro 1 mijë dollar, mund të mësojë të dhënat e të gjithë shiptarëve, që nga ato të gjendjes civile, raportet mjekësore, sëmundjet, punësimi, targat e makinave e deri te të dhënat e tjera si pronat etj.
Këto nuk janë në fakt dy raste të izoluara siç pretendon qeveria shqiptare, e cila duke qënë e paaftë të mbrojtë të dhënat që shqiptarët i kanë besuar, mundohet të gjejë armiq të jashtëm.
Vetëm një vit më parë po kësaj qeverie i dolën të dhënat për bindjet politike të shqiptarëve ose siç njihet ndryshe skandali i patronazhistëve.
Duke përdorur databazën e plotë të e-albania, vetë Partia Socialiste kishte gjurmuar të gjithë shqiptarët dhe kishte krijuar për ta një regjistër për mënyrën sesi ata kishin votuar dhe si ishin të orientuar politikisht.
Në atë kohë partia-shtet u përpoq t’i jepte kurajo të gjitha patronazhistëve, duke u mburur se ata ishin asnjë aset për partinë, megjithëse kishin përdorur të dhënat që shqiptarët i kishin besuar në sistemin e shërbimeve qeveritare.
Nuk kaloi shumë dhe një tjetër skandal do të trondiste opinionin publik. Persona të ndryshëm kishin siguruar listëpagesat e të gjithë shqiptarëve që ishin të deklaruar në tatime.
Pra i madh e vogël mjaftonte të kishte një telefon me internet dhe në çdo kohë mund të shihte online sesa e kishte pagën kolegu i punës, komshiu, vëllai, apo burri.
Edhe në atë kohë, ashtu si edhe tani qeveria gjeti nja dy armiq, por ndryshe nga tani, ata ishin armiq të brendshëm dhe jo të jashtëm.
Vetëm pak ditë më pas në publik dolën edhe të dhënat për targat e makinave e të gjithë shqiptarëve. Sërish mjaftohej që të kishe akses në internet dhe fare lehtë mund të gjeje targën e makinës së kujdo në Shqipëri.
Pra në total bëhet fjalë për 5 raste të rënda, kur të dhënat e shqiptarëve kanë dalë në pazar, ndërsa qeveria, e paaftë për të mbrojtur sistemin, i është dashur të bëjë sehir dhe të justifikohet.
Por ndërsa herën e parë, apo edhe të dytën, justifikimi mund të ishte deri diku i kuptueshëm, tashmë që rrjedhja e të dhënave të shqiptarëve është bërë rrugë, kujtdo i lind e drejt të thojë se për çfarë na duhet ne një qeveri, e cila përveçse na vjedh çdo ditë me abuzimin e çmimeve që kanë shkuar në stratosferë, nuk arrin të në mbrojë as të dhënat që i kemi besur.
Skandali bëhet edhe më i mdh po të kemi parasysh se qeveria ka paguar me miliona dollarë apo euro për të ngritur një sistem sigurie, i cili në kuptimin e vërtetë të fjalës dështoi të na mbrojë.
Natyrisht që një qeveri e tillë e paftë mund të shërbejë për të psurur veten dhe at që I bëjnë fresk për çdo gjë, por nuk mund të jetë më një qeveri për shqiptarët, të cilët tashmë, falë paftësisë së saj kanë “dalë në treg” për vetëm 1 mijë dollarë./Zoom.al
Bonusi për pensionistët, Rama: Sa lekë do të marrin! Përveç atij të fundvitit, edhe në pranverë