Aplikacion
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se sistemi TIMS prej ditës së djeshme është hackuar nga hackerat iranianë.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.