Aplikacion
Por ajo që tingelloi keq, madje trishtueshëm në njoftimin e kryeministrit, ishte emri i strukturës. Ajo do të quhet Jonada, në nder të vogëlushes 5 -vjeçare Jonada Avdija, e cila u vra në plazhin e Potamit nga oficeri i policisë, Arjan Tase.
Është rrënqethëse kur e mendon që, sa herë do të duhet të dëgjojme njësinë Jonada dhe mendja do të na shkojë te helikat e skafit të një zyrtari të policisë që prenë trupin e vogelushes teksa luante në det me babain e saj.
Eshte e pakuptueshme domethënia e këtij emërtimi. Por qëllimi është i dukshëm.
Jonada nuk ishte nje police që u vra në ndonjë operacion dhe që emri i saj mund të sherbente si frymëzim për ata policë që u duhet të luftojnë krimin nën shembullin e saj. Ajo nuk ishte as ndonjë qytetare e dalluar me cilësi te veçanta. Mund të bëhej nëse një oficer policie nuk do t’ia këpustë jetën në mes në plazhin që ai dhe kolegët e tij duhet të ruanin.
Ishte vetëm një pushuese e vogël qe e vrau shthurja shtetërore.
Atë e vranë policët, që nën qeverisjen e Rilindjes nuk dallohen më lehtë nga kriminelët.
Jonadën e vrau amullia që ka krijuar qeverisja e Edi Ramës në 9 vjet edhe në policinë e shtetit, si në çdo hallkë shtetërore.
Ate e vrau paligjshmëria që gëlon në rrugë, në det, në ajër, nëpër lagje e kudo.
Jonaden e vrau ajo që po vret përditë shqiptarët dhe që po i detyron të largohet: lligji i të fortit dhe të fortët që pushteti i përdor kur i duhen dhe i bën kurban kur duhet të shpëtojë lëkurën.
Emërtimi i njësisë speciale policore me emrin e një vogelushje që u vra nga një zyrtar policie është tallje me familjen e saj, është fyese, sepse Edi Rama tregoi edhe njëherë se mund të luajë me gjithçka vetëm e vetëm për të relativizuar përgjegjësinë që ai dhe shteti që ka krijuar, kanë në paligjshmërinë që gëlon në vend në çdo sektor.
Është tallje me çdo shqiptar që iu bashkua protestës para Ministrisë së Brendshme apo që e mbështeti në reagime të shumta në rrjete sociale.
Kjo është një vrasje e dytë për Jonadën. Sepse familja e saj e di që ky nuk është një nderim merite për vajzën që s’e kanë më, por një propagande bajate e një shteti që nuk të garaton jetën, të vret e më pas të shpall hero. Tani ka mbetur që njësisë speciale “Shqiponja” t’i vënë emrin e Klodian Rashës. / Zoom.al