zoom

Aktualitet

Rama prezanton nesër drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ja kush është i zgjedhuri

Një javë pas shkarkimit nga detyra të Gledis Nanos, qeveria pritet të miratojë nesër, në mbledhjen e radhës, kreun e ri të Policisë së Shtetit.

Burime nga qeveria bën të ditur se drejtroi i ri i Policisë së Shtetit do të prezantohet nga kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu mësohet se në krye të policisë do të emërohet Muhamed Rrumbullaku, i cili deri në javën e shkuar mbante detyrën e kreut te Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.