zoom

Aktualitet

VIDEO/ Ja si po i shkatërron Alban Xhillari kodrat e plazhit të Jalit

Biznesmeni Alban Xhillari po shkatërron kodrat e plazhit të Jalit. Siç mund ta shihni, ka nisur rrafshimi i kësaj kodre në Jalë, në kuadër të planeve për zgjerimin e kompleksit Folie Marine.
Në fund të këtij sezoni turistik, në një nga zonat më të lakmueshme të Jugut, janë shfaqur fadromat të cilat kanë nisur shkatërrimin e ekosistemit natyror në këtë zonë duke rrafshuar kodrën për të ngritur aty bizneset e tij.

Siç edhe duket nga pamjet , Xhillari ka nisur të rrafshojë këtë kodër në Jalë, në kuadër të planeve për zgjerimin e kompleksit Folie Marine.

Alban Xhillari mësohet se ia ka dalë të marrë fillimisht pronën dhe më pas një leje ndërtimi, ndërsa nuk ka vonuar për të krijuar terrenin për hedhjen e themeleve të kompleksit të ri.
Ndërsa policinë, IKMT-në, Pastrimin e Parave dhe prokurorinë e juridiksionit të zakonshëm, Xhillari duket se nuk do e “ngacmojnë”.

I mbetet SPAK për të hapur letrat e këtij ndërtimi të ri, se si është marrë prona publike apo private, si është marrë leja, për burimin e parave që po investohen, por edhe aktivitetin në përgjithësi të Xhillarit.

Kujtojmë se emri i Xhillarit në vitin 2019 u lakua në një skandal për “rrëmbim” prone në Jalë. Përfshirja e qeverisë përmes dhënies së statusit ‘investitor strategjik’ e ka rënduar situatën, duke zhytur në kaos kadastrën e Vlorës. Por sikur të mos mjaftonte kjo, këto investitor po shkatërrojnë vijën bregdetare.

Kujtojmë se në vitin 2019, me zërin që i dridhej dhe flokët e zbardhura, për 30 vite thotë se kërkon të drejtën e pronësisë. Kristo Gjoka, pronari i një hapësire toke në Jalë të Vlorës, i cili ka kallëzuar 13 persona në Prokurorinë e këtij qyteti, pasi sipas tij, duan t’i marrin pronën në bregdet. Ata akuzojnë biznesmenin Alban Xhillari, si personin që u ka marrë tokën. E gjitha ka nisur me një kërkesë për t’a tjetërsuar këtë pronë, për t’a kaluar si një tokë shtetërore.

Sot, pas shumë kohësh nga kjo ngjarje, Xhillari, po shkatërron kodrat që nuk dihet se si i mori në pronësi.

Në këtë situatë nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të shtrohen pyetjet, ku është sot IMT?

Ku është Drejtoria e Mjedisit?

Ku është Bashkia e Himarës?

Ku është Edi Rama, që për një dritare të kërkon të futesh në burg?