zoom

Slider

Milan kalon pengesën Bologna, Leao dhe Giroud i ngjisin kuqezinjtë në krye | VIDEO

Në xhiron e tretë të Serisë A, Milani mundi 2-0 Bologna-n, dhe arrin në kuotën e 7 pikëve në renditje duke kaluar kushërinjtë e tyre të Inter.

Në San Siro një fillim i shkëlqyer i parë për De Ketelaere, i cili i shërben Leaos me një asistim për golin e parë të sezonit.


Portugezi është në mbrëmjen e tij dhe në minutën e 58-të i jep Giroud një top që francezi shënoi si akrobat duke mposhtur portierin Skorupski dhe mbyll ndeshjen.

Për Emilianët një shtyllë e jashtme me Samson në minutën e 68′, ishte gjithçka prodhuan në këtë lojë. /zoom.al/