Aplikacion
Berisha tha se koncensioni për shtetësinë është një thirrje narkotrafikantët dhe kriminelët e gjithë rajonit, që të bashkohen në Shqipëri, si mekanizmi i fundit i shndërrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit.
Pasaporta e artë në vendet ku shteti ligjor funksionon, është një mundësi e përdorur nga ato qeveri për të thithur investime të huaja, kurse në narkoshtetin e parë dhe të vetëm si Shqipëria, është një kanal i zi për të trafikantëve të pashpirt të rajonit e botës, është kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat korruptive po shkatërron sot Tiranë.
Për dhënien me koncension të shtetësisë, e paralajmëroj në mënyrë serioze se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita.
Sikundër paralajmëroj çdo person se aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare, nndaj të mos biem pre e një skeme të madhe mashtrimi.