Aplikacion
Së fundmi është bërë pjesërisht publik një raport i FBI-së, ku përshkruhet një konflikt i ndodhur brenda avionit të tyre privat pak ditë para se aktorja ti kërkonte Pitt divorcin, në 2016.
Në raport thuhet se gjatë një konflikti, i cili ka qenë dhe fizik, Brad Pitt i tha Angelina Jolie se një nga fëmijët e saj ‘dukej si një fëmijë kolumbian’ dhe tha se ajo po ‘shkatërronte familjen’.
Komenti i dyshuar i Pitt duket se i referohej masakrës së shkollës së mesme Columbine në vitin 1999, ku nxënësit e klasës së 12-të Eric Harris dhe Dylan Klebold vranë 12 fëmijë dhe një mësues në Kolorado.
Jolie tha se kishte pasur ‘tension’ mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj, duke shtuar se veprimet e Pitt e kishin bërë atë të ndihej ‘si një peng’ në bord, zbulon më tej raporti i FBI-së, i parë nga NBC .
Ai dyshohet se e përplasi aktoren në mur pas një debati mes tyre, ndërsa filloi t’u bërtiste dhe fëmijëve, të cilët ishin të shokuar.
Pasi një nga fëmijët e ish-çiftit e kishte quajtur babanë e tyre “pr***” gjatë përleshjes, Jolie dyshohet se u përpoq të mbyste Pitt. Sherri u ndal pas ndërhyrjes së personelit, ndërsa avioni u ndal pak më vonë. Të dy aktorët përfunduan me gërvishtje dhe lëndime në trup, ndërsa fëmijët ishin të frikësuar./ Zoom.al
Vettingu i KPA-së shkarkon kreun e KLP-së, Alfred Balla jashtë sistemit të Drejtësisë për 15 vite