Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet në zonën e Komunës së Parisit.
Në afërsi te Kopshtit Botanik, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bëhet me dije se një kalimtarët janë goditur nga një automjet teksa kalonte rrugën.