zoom

Aktualitet

(VIDEO) Rëndohet bilanci i aksidentit, brenda mjetit të shkatërruar gjenden dy persona të vdekur

Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, ku brenda mjetit tip Benz që përfundoi nën rrotat e një kamioni të ngarkuar me inerte, kanë qenë dy persona.

Për shkak se mjeti ka përfdunduar totalisht i shkatërruar, është dashur kohë që të zbulohej edhe trupi i pajetë i pasagjerit, që ka ndërruar jetë së bashku me shoferin.

Trupat e dy viktimave janë ende të paidentifikuar, ndërkohë që drejtuesi i kamionit të ngarkuar me inerte nuk ka pësuar lëndime. Shkak i aksidentit me pasoja të rënda, dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip Benz.

Ai është marrë për rreth 20 metra zvarrë nga kamioni, ndërkohë që për jetën e dy personave nuk mund të bëhej asgjë, për shkak se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Njoftimi i policisë:  

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.