Aplikacion
E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit, një plazh i mbi populluar. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase dhe është shoqëruar në polici ku drejtuesi i prokurorisë, Aurel Zarka ka urdhëruar arrestimin e tij. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në Polici.
Ndërkaq janë publikuar fotot e dhimbshme të një konflikti mes babait të vogëlushes së gjorë që humbi jetën më kot dhe policit vrasës Arjan Tase. Shihet madje se si polici tenton të mbrohet, a thua se po i bien në qafë kot.
Më pas një tjetër foto akoma më e dhimshme na lë të gjithë pa fjalë, babai i vogëlushes shtrihet i dërrmuar në plazh me duart mbi kokë.