zoom

Sport

Rei Manaj jep shkëndija pozitive në debutim me Watford

Rei Manaj debuton me Watford në fitoren 1-0, në premierë të Championship kundër Sheffield United.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen, duke u aktivizuar në minutën e 81’nga trajneri Eduards.

Vetëm 5 minuta i mjaftuan lushnjarit për të treguar vetën në nivelin e dytë të futbollit anglez.

Manaj merr një top të bukur nga Uesli, dhe pasi e kontrollon me të djathtën, gjuan me të majtën drejt portës. Por reagimi i portierit të Sheffield ishte i menjëherëshëm duke ndalur sulmuesin shqiptar.

Sa i përket ndeshjes, 45’ minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit luajnë më mirë dhe në të 56’ Joao Pedro zhbllokoi takimin duke kaluar Watford në avantazh. /zoom.al/