Aplikacion
Fëmija ndodhej me pushime me familjen dhe në momentin e ngjarjes ishte në breg të detit, në një zonë aspak të rrezikshme.
Zoom.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Gomonia me dy motorë të fuqishëm është parë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka goditur fëmijën në sy të prindërve të tij.
Fëmija për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili është arrestuar, ka deklaruar se ka pasur një problem teknik në skaf./ Zoom.al